Pamje vërtet dramatike vijnë nga Gaza, ku një vajzë e vogël është filmuar teksa po mjekohet pasi ka marrë një plumb në kokë nga një dron izraelit, shkruan A2 CNN. Sipas videos së publikuar në rrjetet sociale, vogëlushja duket se ka mbijetuar dhe plumbi ka ngecur në kafkë, pa depërtuar.
E mitura është identifikuar si Lana Al-Basous dhe raportohet se ajo i ka mbijetuar mrekullisht goditjes nga droni dhe ndërhyrjes së mjekëve për të hequr plumbin.
Që prej nisjes së luftimeve në Gaza, të paktën 60 mijë palestinezë kanë mbetur të vrarë. Situata humanitare mbetet katastrofike, pasi në enklave ka mungesë ushqimi, ujë të pastër, ilaçe dhe shërbime mjekësore. Organizatat ndërkombëtare flasin për përkeqësim të urisë dhe vdekshmërinë nga shkaqet indirekte, si kequshqyerja dhe mungesa e kujdesit mjekësor. Rreth 60–70 % e viktimave janë gra, fëmijë dhe të moshuar, sipas raportimeve të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të vlerësuara.
View this post on Instagram