
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar në një intervistë për Neë York Times se kishte menduar se marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump do të ishin më të lehta, për shkak të qëndrimeve të përbashkëta për emigracionin dhe kulturën “ëoke” , por gjërat më pas morën një tjetër drejtim.
“Është e qartë që me Donald Trump mendova se gjërat do të ishin më të lehta, duke pasur parasysh konvergjencat tona. Por gjërat shkuan ndryshe”, u shpreh Meloni.
Meloni, e cila është e vetmja lidere e BE-së e ftuar në inaugurimin e Trump, është përfshirë së fundmi në një përplasje me presidentin amerikan për qëndrimin e Italisë ndaj luftës në Iran. Italia i mohoi Uashingtonit lejen që bombarduesit e saj të përdorin bazën ajrore Sigonella në Siçili gjatë luftës së Iranit në mars.
Trump tha se Italia "veproi shumë keq" me vendimet e saj për përdorimin e bazave të saj.
Refuzimi i Romës për t'u përfshirë në luftën e Iranit çoi në tension midis Trump dhe Melonit, të cilët më parë kishin gëzuar një marrëdhënie miqësore.
Trump shkaktoi një grindje duke thënë se Meloni "iu lut" të bënte një foto me të në samitin e G7 muajin e kaluar.
Ajo u përgjigj se historia ishte e sajuar dhe kritikoi Trumpin për trajtimin e keq të aleatëve të tij, ndërsa ishte i butë me kundërshtarët e Perëndimit.
Kur Trump vijoi kritikat me një tjetër sulm, duke thënë se Meloni donte vetëm të rregullonte marrëdhëniet me të, për të rritur vlerësimin e saj të brendshëm, kryeministrja iu kundërpërgjigj duke i quajtur sulmet e tij "të pakuptimta”. Sipas saj, marrëdhëniet e saj me presidentin amerikan nuk e kishin ndihmuar në renditje dhe se popullariteti i saj nuk ishte puna e tij.
Në intervistë, ajo nuk komentoi postimin e fundit të Trump, ku publikoi një foto të Melonit duke e parë me admirim dhe shkroi: “Nevojitet një urdhër mbrojtës!”. Shkrimi shoqëron një meme ku Meloni duket teksa sheh me admirim kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Pavarësisht përplasjeve, Trump ka deklaruar së fundmi se e pëlqen Melonin dhe e konsideron një “person të mirë”, por ka përsëritur kritikat për qëndrimin e Italisë gjatë luftës në Iran.
Nga ana e saj Meloni ka deklaruar se synon ruajtjen e unitetit të Perëndimit, pavarësisht tensioneve me presidentin amerikan.
(A2 Televizion)