“Shau si i përdalë”, Rama hedh poshtë pretendimet e Konomit: Ja videoja që demaskon gënjeshtrën e tij

Nga A2 CNN
21 Gusht 2026, 13:34 | Politikë

“Shau si i përdalë”, Rama hedh poshtë pretendimet e

Kryeministri Edi Rama dhe gazetari e publicisti Arjan Konomi janë përfshirë në një incident në Vuno, në Jug të vendit.

Pas pretendimeve të Konomit për një sjellje agresive, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e gazetarit.

Rama ka publikuar edhe një video, e cila sipas tij tregon një version krejt të ndryshëm të ngjarjes nga ai i paraqitur nga Konomi.

Në reagimin e tij, kryeministri akuzon gazetarin se ka paraqitur veten si “viktimë të dhunuar”, ndërsa pretendon se Konomi ka ofenduar bashkëshorten e tij, Linda Rama, si dhe ka bullizuar djalin e tyre.

 

REAGIMI

A QË PËR FAT TË MIRË KA EDHE NJË VIDEO TJETËR, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës - ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar. 

*Fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohemi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos