Këlliçi: Injorimi i himnit në Pustec, më shumë se një incident protokollar

Nga A2 CNN
21 Gusht 2026, 13:39 | Politikë

Këlliçi: Injorimi i himnit në Pustec, më shumë se

“Injorimi i Himnit dhe simboleve tona kombëtare dje në Pustec, në prani të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, është me shumë se një incident protokollar”. Kështu e cilëson deputeti demokrat Belind Këlliçi ngjarjen në Pustec, sipas të cilit detaje të tilla kaq të rëndësishme në një ceremoni, nuk mund të harrohen.

Në një postim në rjetet sociale, ai akuzon qeverinë shqiptare për dobësim të autoritetit të politikës së jashtme dhe thekson se ky incident kërkon një reagim më të fortë nga institucionet. Sipas tij kjo ngjarje shton gafat e ministrit të Jashtëm.

“Injorimi i Himnit dhe simboleve tona kombëtare dje në Pustec, në prani të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, është me shumë se një incident protokollar. Detaje të tilla kaq të rëndësishme në një ceremoni, nuk mund të harrohen.

Për fat të keq, kjo është simptomë e rënies së krediteve dhe autoritetit të politikës sonë të jashtme, për shkak të raporteve personale e aventureske që ka ndërtuar Kryeministri Rama në rajon.

Edhe më e rëndë është ajo që vjen më pas. Ministria jonë e Jashtme bën përgjegjës vetëm kreun e Bashkisë Pustec.

Ndërkohë që vizita e Kryeministrit maqedonas ka qenë e gjitha me organizimin që i takon rastit, që nga policia, garda e protokolli shtetëror.

Pra, shpërfillja e Himnit tonë ka ndodhur në sytë e qeverisë shqiptare.

Dhe kjo kërkonte reagim serioz dhe dënim të fortë të aktit, e jo një komunikatë sa për të larë duart, ku fajësohet një i zgjedhur vendor.

Edhe ky incident pasuron më tej serinë e madhe të skandaleve dhe gafave të Ministrit Ferit Hoxha, në krye të diplomacisë sonë. Turp!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos