
Presidenti amerikan Donald Trump kërkon takohet sërish me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, më vonë gjatë këtij viti.
Por nga Pheniani vijnë sinjale të ftohta, duke lënë të kuptohet se një takim i ri do të kërkonte kushte të forta. Trump ka deklaruar se marrëdhënia e tij personale me Kim është e mirë dhe Shtetet e Bashkuara thonë se mbeten të hapura për dialog pa parakushte.
Në një lëvizje që synonte uljen e tensioneve, Uashingtoni reduktoi ndjeshëm stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, duke i cilësuar ato si armiqësore ndaj Phenianit.
Megjithatë, Koreja e Veriut vijon ta konsiderojë politikën amerikane si armiqësore. Motra e Kim Jong Unit, Kim Yo Jong, ka thënë se edhe pse marrëdhënia personale mes dy liderëve është e mirë, kjo nuk ndryshon qëndrimin strategjik të Phenianit.
Tensionet u shtuan më tej të enjten, kur Koreja e Veriut lëshoi rreth dhjetë raketa balistike në drejtim të brigjeve lindore. Një takim Trump-Kim mund të zhvillohet gjatë samitit të APEC-ut në Shenzhen, nëse Pheniani pranon rikthimin në dialog. (A2 Televizion)