
Një avion çarter me tetë persona në bord u rrëzua pranë një stacioni radari të largët në Alaskën perëndimore.
Zyrtarët e Aviacionit Federal të SHBA-së njoftuan lajmin, siç raportohet nga CNN.
Sipas raportimeve paraprake, avioni, një Cessna 441, ishte ngritur nga Anchorage dhe po shkonte drejt Cape Newenham, rreth 450 milje në jugperëndim.
Rrëzimi ndodhi pranë destinacionit, në afërsi të një piste ajrore të Forcave Ajrore që ofron qasje në vendin e radarit.
Nuk dihet ende gjendja e personave në bord, gjashtë pasagjerë dhe dy pilotë. (A2 Televizion)