Tragjedi në Francë, autobusi me nxënës del nga rruga. Viktima e disa të plagosur

Nga Xhevahir Qardaku
6 Nëntor 2026, 14:57 | Bota

Një autobus është përfshirë në një aksident të rëndë mëngjesin e së premtes në lindje të Francës, pranë kufirit me Zvicrën, duke shkaktuar disa viktima, sipas autoriteteve lokale.

Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, konfirmoi zhvillimin tragjik, shkruan A2.

Ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit Lent konfirmoi se rreth 70 persona janë prekur nga aksidenti, ndërsa bashkia ka hapur një qendër pritjeje për t'u ofruar ndihmë dhe strehim të prekurve.

Televizioni BFM raportoi për dy viktima, por autoritetet e mbrojtjes civile dhe prefektura nuk e konfirmuan zyrtarisht këtë informacion. Rrethanat e aksidentit dhe bilanci përfundimtar i të lënduarve mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos