Mesi i pranverës, Ankaraja mbulohet nga bora

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 18:20 | Bota

Mesi i pranverës, Ankaraja mbulohet nga bora

Ndërsa prilli zakonisht shoqërohet me pranverën dhe ngrohjen e motit, kryeqyteti turk, Ankara, është përballur sot me reshtje të dendura bore dhe erëra të forta, duke sjellë kushte të pazakonta dimërore për këtë periudhë të vitit.

Sipas autoriteteve meteorologjike, reshjet e borës nisën në orët e para të mëngjesit dhe pritet të vazhdojnë deri në mesditë, me trashësi deri në 15 centimetra në disa zona të qytetit. Moti i keq përfshin gjithashtu erëra të fuqishme që mund të arrijnë shpejtësi nga 40 deri në 60 kilometra në orë, duke krijuar rrezik për qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Për shkak të kushteve ekstreme, Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, njoftoi pezullimin e mësimeve në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, si dhe në qendrat arsimore nën juridiksionin e tij. “Për të mbrojtur fëmijët tanë nga kushtet e pafavorshme, është vendosur që të pezullohen mësimet,” u tha në deklaratën zyrtare të guvernatorit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për zhvillimet e mëtejshme të motit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos