Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen në Bruksel, Borrell “thumbon” Serbinë

Nga Xhevahir Qardaku
13 Nëntor 2023, 12:06 | Bota

Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen në Bruksel, Borrell

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur në Bruksel në një takim të rëndësishëm.

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme, Josep Borrell, tha se temat kryesore që do të diskutohen janë: situata humanitare në Gaza dhe lufta e Izraelit ndaj Hamasit, vazhdimi i mbështetjes së Ukrainës në luftën kundër Rusisë, dhe plani i ri i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Madje për këtë do të mbahet edhe një takim veçmas me ministrat e jashtëm të rajonit tonë me ata të Unionit. Në deklarimin e tij në nisje të takimeve, Borrell thumboi Serbinë për mungesën e njehsimit të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Europian, konkretisht për mungesën e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kemi një takimin me ministrat e Jashtëm të Ballkanit. Këtë po e bëjmë për të treguar se sa i rëndësishëm është ky rajon. Ne do të diskutojmë për propozimet e fundit të Komisionit Europian për zgjerimin. Do të këmbëngulim në nevojën e ndjekjes më të afërt të politikës tonë të jashtme. Disa shtete nuk kanë një histori të mirë në rreshtimin me politikën tonë të jashtme dhe sanksionet”, tha Borrell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos