Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi, a do të takohen? E zbulon Lavrov

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 14:50 | Bota

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi, a

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas Andrii Sybiha po marrin pjesë në forumin diplomatik në Antalia, Turqi, por nuk kanë plane të takohen.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët e tyre përkatës të shtypit i thanë Ansait se Sybiha dhe Lavrov patën takime dypalëshe me politikanë të tjerë në të njëjtën kohë në qendrën e konferencave ku po mbahet forumi, por zgjodhën të mos takohen.

Në mars 2022, disa javë pas pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse më 24 shkurt, Lavrov u takua me Ministrin e Jashtëm të atëhershëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, në të njëjtin forum diplomatik në Antalia, shkruan A2 CNN.

Lajmin se nuk do të ketë takim mes dy ministrave e konfirmoi edhe vetë Lavrov, i cili tha se nuk kishte pasur asnjë kontakt, qoftë edhe indirekt, me homologun e tij ukrainas Andrii Sybiha në forumin diplomatik në Antalia, Turqia jugperëndimore.

“Me sa di unë, jo”, i është përgjigjur Lavrov moderatorit të eventit që po merrte pjesë, i cili e pyeti nëse ka pasur ndonjë kontakt me Sybiha-n, qoftë edhe në nivel indirekt. “Kam ardhur këtu për të punuar”, shtoi shefi i diplomacisë së Moskës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos