Përfundon “muaji i mjaltit” me Musk, Trump “hap zemrën” pas vizitës te mjeku: Kam shpirt të mirë

Nga Xhevahir Qardaku
12 Prill 2025, 12:05 | Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump, në bordin e Air Force One konfirmon se zotëron shëndet të mirë. Raporti për vizitat mjekësore do të zbulohet gjatë të dielës.

“Jam në një gjendje shumë të mirë. Zemrën e kam mirë, gjithashtu kam edhe një shpirt të mirë. Kërkova që vizita të ishte ndryshe nga ajo e Biden. Bëra dhe një test të inteligjencës. Nuk e di nëse mund të ju tregoj, por çdo përgjigje e kisha të saktë. Bëra shumë vizita ndryshe që kishin të bënin me zemrën”, tha Trump.

Presidenti amerikan premtoi që shkundja e tregut të bonove është një çështje që do të zgjidhet shpejt. Sipas Trump, plani ekonomik i tij do të bëjë që vlera e Dollarit të rritet. Ai gjithashtu komentoi edhe rastin e deportimit të gabuar të një emigranti për në El Salvador, duke konfirmuar se do të respektojë vendimin e Gjykatës Supreme të Amerikës.

Trump paralajmëroi diçka shumë pozitive lidhur me luftën tregtare që ka nisur me Kinën, ndërsa pretendoi një raport shumë të mirë me liderin Xi Jinping. Ndërkohë, “muaji i mjaltit” mes Donald Trump dhe Elon Musk duket se ka ardhur drejt fundit. Në fakt, tarifat e vendosura nga administrata amerikane kanë nxjerrë me forcë në dritë çarjet në marrëdhëniet mes presidentit amerikan dhe shefit të Teslës.

Megjithëse tarifat janë një pikë qendrore e agjendës së Trump, Musk është përpjekur të përdorë rolin e tij të privilegjuar për të nisur një apel personal dhe të drejtpërdrejtë ndaj manjatit për të parandaluar zbatimin e detyrimeve doganore. Përpjekja e tij, të paktën fillimisht, ra në vesh të shurdhër, duke nxjerrë në pah prishjen e parë të marrëdhënies. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos