Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar, tha më herët në Itali se Izraeli do të hapë të dielën kalimin kufitar të Rafah-ut që i jep akses në Gazën jugore.
Lajmin e bëri të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA, sipas së cilës, Sa'ar nuk specifikoi nëse kalimi do të hapet për kalimin e ndihmave humanitare apo vetëm për njerëzit.
Kalimi kufitar në Rafah është një pikë e rëndësishme hyrjeje për ndihmat. Por, siç raportuam në orën 8:25 të mëngjesit, ushtria izraelite tha se kalimi kufitar nuk do të hapej sot, ndryshe nga raportimet e djeshme.
Sipas ushtrisë, u bënë përgatitje për të lejuar kalimin e njerëzve, por jo të ndihmave. U shtua se ndihmat po hyjnë në Gaza përmes kalimeve të tjera si Kerem Shalom, shkruan A2 CNN.
Izraeli mbylli së fundmi kalimin kufitar në Rafah dhe tha se ai do të mbetej i mbyllur pasi Hamasi nuk arriti të dorëzonte trupat e të gjithë pengjeve të vdekur.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhet të lejojë 600 kamionë të hyjnë në Gaza çdo ditë. Izraeli tha të martën se do të lejojë vetëm gjysmën e këtij numri. (A2 Televizion)