Rusia duhet të përgatitet për luftë me NATO-n brenda 10 viteve të ardhshme, tha sot ministri i Mbrojtjes i vendit.
Sipas mediave të huaja, duke folur në një takim të zyrtarëve të mbrojtjes këtë mëngjes, Andrei Belousov tha: "[Përgatitja për luftë] tregohet nga vendimet që u morën në samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut të mbajtur në korrik të këtij viti”.
“Kjo pasqyrohet edhe në dokumentet doktrinore të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të NATO-s, shkruan A2 CNN.
Në atë samit në korrik, Ukraina mori 43 miliardë dollarë financim dhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, marrëveshje të reja dypalëshe të sigurisë, si dhe një premtim se rruga e saj drejt anëtarësimit është "e pakthyeshme".
Tensionet janë rritur midis NATO-s dhe Rusisë që kur vendet nga aleanca filluan të mbështesin Ukrainën në vitin 2022. Moska ka lëshuar kërcënime gjithnjë e më serioze që atëherë, duke përfshirë paralajmërimet për një përgjigje të mundshme bërthamore. (A2 Televizion)