All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Po të duam e kthejmë Libanin në Epokën e Gurit

Nga Erjon Dervishi
27 Qershor 2024, 12:59 | Bota
All - Paragraf - 1

Kombet e Bashkuara ngrënë alarmin se lufta në midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës mund të përhapet në tërë rajonin e Lindjes së Mesme. Shefi i ndihmave të Kombeve të Bashkuara tha në një konferencë për mediat se vendi më i rrezikuar tashmë nga lufta është Bregu Perëndimor ku ka një prezencë të fuqishme të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

"Ne jemi të shqetësuar për potencialin e lartë për më shumë tragjedi dhe vdekje të mëtejshme në Bregun Perëndimor, si dhe, natyrisht, kërcënimet dhe mundësitë e konfliktit në Liban", tha Martin Griffiths, Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

All - Paragraf - 3

Zyra e OKB -së për të drejtat e njeriut ka thënë se 528 palestinezë, duke përfshirë 133 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite të sigurisë ose kolonët në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza dhe ka "shqetësime serioze për vrasje të paligjshme" në disa raste.

"Ka shumë gatishmëri nga ana e ndihmës. Nuk është ky problemi. Problemi është ndalimi i kësaj lufte duke u përkeqësuar dhe ndalimi i popullit të Palestinës nga e drejta për të ardhmen e tyre. Ky është shqetësimi që unë mendoj se ne të gjithë duhet të kemi", tha Martin Griffiths, Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Më tonë të ashpra dhe kërcënuese është shprehur Ministri i Mbrojtjes së Izraelit i cili përpara një sulmi kundër Hezbollahut preferon një zgjidhje diplomatike. Izraeli ka aftësitë ushtarake për ta rikthyer Libanin "në epokën e gurit", por vazhdon të preferojë një zgjidhje diplomatike për konfliktin me Hezbollahun në veri, u shpreh Gallant në Uashington para se të kthehej në Izrael. "Ne nuk duam luftë, por jemi gati për çdo skenar.

Hezbollahu e di se ne mund t'i shkaktojmë dëme masive nëse shpërthen një luftë", theksoi Gallant. Ndërkohë të paktën 19 persona u vranë nga sulmi izraelit në qytetin jugor të Libanit. Mediat izraelite nënvizojnë se ky është sulmi i parë kundër Libanit që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor midis Izraelit dhe grupit islamist Hamas në Rripin e Gazës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos