Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, do të takohet të premten në Gjenevë me përfaqësues të tre vendeve kryesore europiane, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, si dhe me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, raportoi agjencia shtetërore iraniane IRNA.
Sipas deklaratës së Araghchit për IRNA, takimi është kërkuar nga vendet europiane, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të diskutuar zhvillimet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështje të ndjeshme rajonale, shkruan A2 CNN.
Takimi pritet të mbahet në Gjenevë, Zvicër, dhe vjen në një moment tejet të nxehtë mes sulmeve të vazhdueshme mes Izraelit dhe Iranit. (A2 Televizion)