Ndërsa bisedimet që synojnë zbatimin e planit të paqes të Donald Trump në Gaza vazhdojnë, këtë pasdite, Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 10 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit.
Sipas mediave të huaja, Ministria e Shëndetësisë ka shtuar se 61 persona janë plagosur gjithashtu gjatë sulmeve.
Ndërkohë, delegacionet izraelite, të Hamasit dhe të SHBA-së po takohen në Egjipt për ditën e tretë të bisedimeve indirekte për armëpushim, shkruan A2 CNN.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se më shumë se 67,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftës. Shifrat e tyre nuk bëjnë dallim midis luftëtarëve dhe civilëve. (A2 Televizion)