“Mbështeti genocidin”- Denoncim kundër Melonit në Gjykatën e Hagës

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 16:15 | Bota

“Mbështeti genocidin”- Denoncim kundër Melonit në

Kryeministrja italiane Georgia Melonia tha se ajo dhe dy prej ministrave të kabinetit ishin denoncuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për bashkëpunim të pretenduar në genocide, lidhur me ofensivën e Izraelit në Gaza.

Në një intervistë për televizionin shtetëror RAI, Meloni tha se ministrat në fjalë ishin ai i Mbrojtjes Guido Crosetto dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, shkruan A2 CNN.

“Nuk mendoj se ka ndonjë rast tjetër si ky në botë ose në histori”, tha Meloni. Ajo nuk e sqaroi se kush qëndronte pas denoncimit.

Italia u përfshi nga protesta masive kundër luftës në Gaza javën e kaluar, me shumë prej manifestuesëve që ngritën zërin kundër Melonit.

Qeveria e saj e djathtë ka qenë tradicionalisht mbështetëse e flaktë e Izraelit, por Meloni e ka distancuar vetën nga lufta jo proporcionale. Megjithatë nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për njohjen e Palestinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos