Ministria ruse e Mbrojtjes: Sulmi në Sumy vrau më shumë se 60 forca ukrainase

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 15:40 | Bota

Ministria ruse e Mbrojtjes: Sulmi në Sumy vrau më shumë se 60

Të tjera detaje kanë dalë mbi sulmin rus në qytetin Sumy të Ukrainës gjatë ditës së djeshme.

Sipas mediave të huaja, Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se sulmi kishte në shënjestër një takim të stafit komandues të grupit operativ-taktik "Siversk".

Pavarësisht se Ukraina raportoi se numri i personave të vrarë në sulm ishte 34, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se vrau "më shumë se 60" ushtarakë të forcave të armatosura ukrainase, shkruan A2 CNN.

Ministria e Mbrojtjes gjithashtu akuzoi Ukrainën për përdorimin e civilëve si "mburoja njerëzore" duke thënë se Kievi "mban eventet me pjesëmarrjen e personelit ushtarak" në mes të qyteteve me popullsi të dendur.

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ende nuk është arritur një marrëveshje armëpushimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos