Moldavia, “shuplakë” Rusisë. Zgjedh presidenten pro-BE, pavarësisht ndërhyrjes së Moskës

Nga Rosalba Bejdo
4 Nëntor 2024, 14:42 | Bota

Presidentja pro-Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu siguron një mandat të dytë pas balotazhit të tensionuar që u konsiderua një zgjedhje mes Europës dhe Rusisë.

Me shumicën e votave të numëruara, Sandu ka fituar 55% të tyre dhe në një fjalim gjatë mbrëmjes premtoi të jetë President për të gjithë moldavët: “Moldavi, ti je fitues! Sot, të dashur qytetarë dhatë një leksion demokracie që ia vlen të shkruhet në librat e histroisë. Sot ju keni shpëtuar Moldavinë”. 

Rivali i saj Alexandr Stoianoglo, i cili u mbështet nga Partia e Socialistëve pro-ruse, ka kërkuar lidhje më të ngushta me Moskën. Ai iu drejtua mbështetësve si në gjuhën rumune, ashtu edhe atë ruse. Stoianoglo pati fillimisht përparësinë dhe ishte një kandidat më i sukseshsëm brenda Moldavisë, me 51% të votave. Por, Sandu fitoi në kryeqytetin Kishinau dhe dominoi plotësisht mes votuesve të diasporës.

Gjatë gjithë fushatës, por edhe në ditën e zgjedhjeve, autoritetet denoncuan ndërhyrje masive nga Moska në procesin elektoral, me potencial të lartë për të ndryshuar rezultatin. Rusia ka mohuar pretendimet për ndërhyrje, një javë pasi një tjetër shtet i rëndësishëm i Europës Lindore, Gjeorgjia, raportoi një operacion special rus në vend.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, uroi Sandu duke thënë se nevojitet një forcë e rrallë për të tejkaluar sfidat me të cilat ajo u përball në zgjedhje. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos