Një grup prej rreth 70 tifozësh spanjollë të Real Sociedad që ndodheshin në një klub në Via Leonina, në qendër të Romës u sulmuan nga rreth 80 persona mbrëmjen e kaluar.
Sipas të dhënave paraprake, mendohet se ka qenë një grup i tifozëve ultras të Lazios ata që kanë sulmuar miqtë, në prag të ndeshjes që do të luhet mbrëmjen e sotme në Olimpico në kuadër të UEFA League.
Raportimet flasin për tre persona të plagosur me thikë, teksa sulmuesit u larguan me shpejtësi në momentin kur policia ka mbërritur në vendngjarje. (A2 Televizion)