Momenti kur policia gjermane ekzekuton në mes të rrugës një shtetas turk

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 17:45 | Kapur në kamera

Momenti kur policia gjermane ekzekuton në mes të rrugës një

Në Mannheim të Gjermanisë, policia ka qëlluar dhe vrarë në mes të rrugës një shtetas turk me probleme të shëndetit mendor, i cili mbante një thikë në dorë dhe ngriti alarmin te komuniteti lokal.

Incidenti ndodhi në landin e Baden-Württemberg kur policia u njoftua për një krim në zonë. Autoritetet gjetën 49-vjeçarin Ertekin Ocakan gjysmë të zhveshur dhe duke mbajtur një thikë në dorë.

Oficerët e paralajmëruan vazhdimisht 49-vjeçarin që të hidhte thikën, por iu desh ta qëllonin katër herë kur ai i sulmoi. Özkan u plagos rëndë dhe vdiq në spitalin ku u dërgua.

Vajza e të ndjerit tha më pas për mediat se babai i saj kishte probleme të shëndetit mendor dhe policia ishte në dijeni të këtij fakti, ndaj sipas saj i ati është viktimë e një vrasjeje.

Ndërkohë, banorët vendas mbrojnë veprimet e policisë duke thënë se 49-vjeçari ishte duke u rehabilituar pasi ka qenë përdorues droge, por kishte filluar të përdorte sërish.

Por, ndërkohë në Turqi ka zemërim për ekzekutimin e 49-vjeçarit dhe konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Karlsruhe shkoi me urgjencë në Mannheim, pas incidentit.

Ai mori informacione nga autoritetet policore, vizitoi shtëpinë e Ozkanit dhe shprehu ngushëllimet tek të afërmit e tij. Në deklaratën e tij për mediat ai tha: “Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë çështjen në të gjitha dimensionet e saj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos