“Moscagate”, prokuroria belge kontroll shtëpisë dhe zyrës së punonjësit të PE

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 14:57 | Bota

“Moscagate”, prokuroria belge kontroll shtëpisë dhe

Policia gjyqësore belge ka kryer disa kontrolle mëngjesin e sotëm në Bruksel dhe Strasburg, përkatësisht në shtëpinë dhe zyrën e një punonjësi të Parlamentit Evropian, në kuadër të hetimeve për ndërhyrje të mundshme ruse. Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria federale belge.

Kontrollet në ambientet e Parlamentit Evropian në Bruksel dhe Strasburg, të cilat u zhvilluan si pjesë e të ashtuquajturës “Moscagate”,, përfshijnë Guillaume Pradoura, asistent aktual i eurodeputetit populist holandez Marcel de Graaff. Këtë e konfirmojnë burime parlamentare dhe gjyqësore, për mediat ndërkombëtare.

Asistenti ka punuar gjithashtu në të kaluarën për eurodeputetin gjerman të AfD, Maximilian Krah dhe francezin Nicolas Bay, në atë kohë anëtar i Rassemblement National. Në vitin 2019, Pradoura u përjashtua nga stafi i partisë së Marine Le Pen për shkak të publikimit të një fotoje me përmbajtje antisemite në të cilën ai shfaqej i maskuar si një hebre ortodoks. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos