“Moska ka kaluar një tjetër vijë. Duhet ndëshkuar”, BE reagon ashpër pas goditjes me dron rus në Rumani

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 12:20 | Bota

“Moska ka kaluar një tjetër vijë. Duhet

Bashkimi Europian ka reaguar ashpër ndaj Rusisë pasi një dron u rrëzua mbi një pallat banimi në Rumani, duke lënë të plagosur dy persona, raporton A2CNN. Sipas autoriteteve rumune, nuk raportohet për viktima, ndërsa zjarri i shkaktuar nga përplasja është vënë nën kontroll.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se “lufta agresive e Rusisë ka kaluar edhe një vijë tjetër”, ndërsa NATO dënoi atë që e cilësoi si “sjellje të papërgjegjshme të Rusisë”.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se rrëzimi i dronit përfaqëson një "shkelje flagrante dhe serioze të sovranitetit të Rumanisë dhe hapësirës ajrore evropiane".

"Moskës nuk mund t'i lejohet të shkelë hapësirën ajrore evropiane pa u ndëshkuar. Ministrat e jashtëm të BE-së dje u zotuan të shtojnë presionin mbi Rusinë, të rrisin mbështetjen për Ukrainën dhe të investojnë në gatishmërinë mbrojtëse të vetë Evropës", shton ajo.

Rumania, e cila kufizohet me Ukrainën, është anëtare e NATO-s dhe kjo nuk është hera e parë që territori i një shteti anëtar preket nga dronë rusë apo ukrainas që nga nisja e luftës në vitin 2022.

Presidenti rumun Nicusor Dan e përshkroi incidentin si “më seriozin” që ka prekur territorin rumun që prej fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos