SHBA-të dhe Irani shumë pranë marrëveshjes që i jep fund luftës, flet JD Vance

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 08:49 | Bota

SHBA-të dhe Irani shumë pranë marrëveshjes që i jep

SHBA-të dhe Irani ende duhet të zgjidhin disa pika ngërçi përpara se të arrihet një marrëveshje për luftën, tha zëvendëspresidenti JD Vance.

I pyetur nga BBC nëse Presidenti Donald Trump ishte afër nënshkrimit të një marrëveshjeje, Vance tha se ishte shumë herët për të thënë “kur ose nëse” të dyja palët do të finalizonin një marrëveshje.

Marrëveshja thuhet se do të zgjasë armëpushimin për 60 ditë dhe do të nisë bisedime mbi të ardhmen e programit bërthamor të Iranit.

Më herët të enjten, zyrtarët amerikanë i thanë BBC-së se të dy vendet kishin rënë dakord për një marrëveshjeje kuadër, në pritje të miratimit të Trump dhe udhëheqjes së Iranit, shkruan A2CNN.

Por agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve “Tasnim” E Iranit raportoi se marrëveshja nuk ishte finalizuar ose konfirmuar.

Sipas raportimeve, marrëveshja mund të lejojë kalim "të pakufizuar" përmes Ngushticës së Hormuzit dhe se Irani do të ketë 30 ditë kohë për të hequr minat nga kalimi i ngushtë i anijeve.

SHBA-të gjithashtu do të heqin bllokadën e tyre dhe do të lëshojnë përjashtime nga sanksionet për t'i lejuar Iranit të rifillojë shitjen e naftës.

Axios, i cili raportoi për herë të parë një marrëveshje paraprake midis SHBA-së dhe Iranit të enjten, tha se Trump ishte informuar mbi propozimin, por nuk e nënshkroi menjëherë atë dhe do të duheshin disa ditë për ta shqyrtuar atë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos