Trafiku hekurudhor është ndërprerë "për të paktën disa ditë" midis Parisit dhe Milanos, pasi stuhi të dhunshme goditën Luginën Maurienne në Alpet Franceze.
Kompania hekurudhore franceze Snc e njoftoi këtë, duke shpresuar se nuk do të ketë dëmtime në shina, gjë që do ta bënte ndërprerjen e lidhjeve edhe më të gjatë.
Sipas Prefekturës së Savojës, pas vapës përvëluese që preku zonën, stuhitë e dhunshme shkaktuan përmbytjen e përroit Charmaix, të paprecedentë në 70 vjet, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në Modane dhe zonën përreth, pranë kufirit me Italinë.
Ndërkohë kryeqyteti francez është vënë në alarm të kuq për temperaturat e larta, gjë që ka çuar në mbylljen e Kullës Eiffel të paktën deri nesër.
Agjencia franceze e motit Meteo France ka lëshuar sot alarm të kuq për valë të nxehti në 16 rajone. (A2 Televizion)