Moti i keq në Kinë, mbyllen shkollat nga dëbora, sistemi hekurudhor i bllokuar

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 09:58 | Bota



Dëbora ka zbardhur veriun e Kinës, me shkollat e mbyllura për këtë javë dhe sistemin hekurudhor jashtë funksionit.

Në Zhengzhou, kryeqytetin e Provincës së Henan, temperaturat zbritën nën zero gradë, me alarmin e ngritur sidomos mëngjesin e kësaj të hënë, ku termometri pritet të shënojë deri në -11 gradë.

Qindra fluturime janë anuluar sikurse çdo zyrë shtetërore, të paktën për sot, do të qëndrojë e mbyllur. 

Situatë, krejt jashtë normales, është regjistruar në Rusi, ku në disa qytete, kryesisht në kufi me Kazakistanin, temperaturat kanë shënuar fundjavën që lamë pas, por edhe këtë fillimjave, deri në -50 gradë apo edhe më keq se kaq në disa rajone.

Edhe Yekaterinburgu në Rusi, ka shënuar -17 gradë. Gjithsesi, qytetarët thonë se janë rritur në këto temperature dhe dinë si të vishen e si ta përballojnë, ndonëse jashtë është tmerrësisht ftohtë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos