Moti i keq në Korenë e Jugut shkakton viktima dhe mbi 5 mijë të zhvendosur

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 07:30 | Bota

Moti i keq në Korenë e Jugut shkakton viktima dhe mbi 5 mijë

Më shumë se 5,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Korenë e Jugut për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin prej tri ditësh. Moti i keq ka shkaktuar të paktën katër vdekje dhe dëme të rënda në infrastrukturë dhe pronë. Të dhënat janë publikuar në media nga Ministria Koreane e Sigurisë, përcjell A2 CNN.

Paralajmërimet për shira të rrëmbyeshëm mbeten në fuqi në pjesën më të madhe të rajoneve perëndimore dhe jugore, ndërsa agjencia meteorologjike ka kërkuar kujdes të madh për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos