“Mund të kem një mandat të katërt”, Trump shumë i zemëruar me Putinin, përmend kërcënimin e fortë

Nga Xhevahir Qardaku
31 Mars 2025, 11:15 | Bota

Donald Trump është shumë i zemëruar dhe i tërbuar me Vladimir Putin. Këtë e konfirmoi vetë presidenti amerikan duke iu referuar javëve negociata me homologun rus për negocimin e një armëpushimi në Ukrainë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se Putini e zemëroi shumë me sulmet ndaj besueshmërisë së Zelenskit dhe kërcënoi me tarifa 50% ndaj vendeve që blejnë naftën e Rusisë nëse nuk pranon që të ulë armët. Kjo përbën një kthesë të fortë në tonn e Trump ndaj Putinit dhe Moskës, por megjithatë kërcënoi edhe liderin e Ukrainës.

“Është një afat psikologjik. Nëse mendoj se po na përgjojnë, nuk do të jem i lumtur për këtë. Unë nuk mendoj se është kështu. Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Dhe mendoj se Zelensky, meqë ra fjala, e shoh se ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla. Nëse ai e bën këtë, ai do të ketë disa probleme, të mëdha madje. Ne bëmë një marrëveshje për mineralet e rralla dhe tani ai po thotë, ‘Epo, e dini, unë dua ta rinegocioj marrëveshjen’. Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s. Epo, ai kurrë nuk do të ishte anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë. Pra, nëse ai kërkon të rinegociojë marrëveshjen, ai ka probleme të mëdha”, tha Donald Trump.

Liderët europianë prej kohësh shqetësohen për mënyrën se si Trump po përpiqet të negociojë paqen në Ukrainë. Presidenti amerikan dha edhe një tjetër deklaratë që shkaktoi jo pak interesim kur u pyet lidhur me një mandat të tretë.
“Nuk po e kërkoj, por do t'ju them se më kanë kërkuar shumë njerëz që të kem një mandat të tretë, i cili në një farë mënyre është një mandat i katërt, sepse zgjedhjet, zgjedhjet e 2020, ishin krejtësisht të manipuluara. Unë thjesht nuk dua meritën për të dytin sepse Biden ishte aq i keq sa bëri një punë kaq të keqe. Dhe mendoj se kjo është një nga arsyet që unë jam popullor nëse doni të dini të vërtetën. Mendoj se jam popullor sepse kemi bërë një punë të shkëlqyer. Mendoj se kemi kaluar pothuajse 100 ditët më të mira të çdo presidenti, dhe shumica e njerëzve po e thonë këtë. Dhe është një nder. Ne po e kthejmë vendin tonë. Ne po respektohemi si vend përsëri”, u shpreh Trump.

Ndër të tjera, Trump kërcënoi Iranin me bombardime direkte dhe tarifa dytësore nëse nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. “Amerika dëshiron që të garantojë që Teherani nuk do të zhvillojë armë bërthamore”, u shpreh presidenti duke shtuar kërcënimin se nëse nuk pajtohen për një ujdi, sulmet do të jenë aq të ashpra sa nuk janë parë ndonjëherë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos