Musk bëhet trilioner, investitorët miratojnë planin ambicioz prej 1 trilion dollarësh

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 15:10 | Bota

Elon Musk është një hap pranë shndërrimit në trilionerin e parë në botë pasi siguroi paketën më të madhe të kompensimit në historinë e korporatave, plot 1 trilion dollarë.

Bosi i teknologjisë, u ngjit në skenë duke shpalosur lëvizjet e tij të kërcimit bashkë me një robotë humanoid, gjatë mbledhjes vjetore të kompanisë në fabrikën e saj në Austin, Teksas.

Investitorët miratuan me mbi 75% të votave planin e tij ambicioz për ta shndërruar Teslën nga një prodhues makinash elektrike në një gjigant të inteligjencës artificiale dhe robotikës.

Musk, tashmë njeriu më i pasur në botë, mund të përfitojë deri në 1 trilion dollarë në aksione gjatë dhjetë viteve të ardhshme, edhe pse pagesat e detyrueshme do ta ulnin vlerën e përgjithshme në rreth 878 miliardë dollarë. Ky votim është jetik për të ardhmen e Teslës dhe për vlerësimin e saj në treg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos