Për Volodimir Zelenskin, lufta bëhet më e ashpër jo vetëm në frontin me Rusinë, por edhe brenda vendit. Në atë që po shihet si sfida më e madhe ndaj presidencës së tij që prej fillimit të luftës 4 vite e gjysmë më parë, ish-ministri I mbrojtjes Mykhailo Fedorov bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve në kohë lufte. Në një deklaratë bombë, ish aleati i ngushti i Zelenskit, tha se demokracia nuk mund të mbahet peng nga Rusia.
Duhet të gjejmë një mekanizëm të ligjshëm, të sigurt dhe realist që do t’i mundësonte Ukrainës të rikthente një proces demokratik plotësisht funksional, edhe në kushtet e një lufte të zgjatur. Po përballemi me një krizë sistemike të qeverisjes. Sistemi i vjetër shpesh funksionon sipas rregullave të veta.
Që nga fillimi i luftës në vitin 2022, Ukraina është nën ligjin ushtarak, çka i ka pezulluar zgjedhjet. Fedorov, u shkarkua papritur pas vetëm gjashtë muajsh në detyrë në korrik, mes tensioneve me kreun e ushtrise Oleksandr Syrskyi. Shkarkimi i tij shkaktoi protesta në vend, ndërsa Fedorov refuzoi poste të tjera në qeveri, duke thënë se do të rikthehej vetëm si ministër i Mbrojtjes.
Ai ka qenë një nga figurat më të rëndësishme në modernizimin e mbrojtjes ukrainase, veçanërisht në përdorimin e dronëve, teknologjisë dhe inovacionit në luftë. Thirrja e tij për zhvillimin e zgjedhjeve ka zemëruar disa komentatorë ukrainas,. Një nga kritikët më të ashpër të Zelenskyt argumentoi se edhe kundërshtarët më të fortë të qeverisë e kuptojnë se mbajtja e zgjedhjeve gjatë luftës është e pamundur. (A2 Televizion)