Zjarri pranë Manastirit në Sarandë, ndërpritet energjia në një pjesë të Ksamilit

Nga A2 CNN
18 Gusht 2026, 22:54 | Kronikë

Zjarri pranë Manastirit në Sarandë, ndërpritet energjia
Një zjarr i rënë pranë zonës së Manastirit në Sarandë ka sjellë ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në zonën përreth dhe në një pjesë të Ksamilit.

Sipas njoftimit për abonentët, me kërkesë të shërbimeve zjarrfikëse, OSSH ndërpreu furnizimin me energji elektrike për rreth 10 minuta, si masë sigurie për të mbrojtur rrjetin nga dëmtimet e mëtejshme dhe për t’u krijuar mundësi ekipeve të zjarrfikësve të vijonin operacionin për shuarjen e flakëve.

Aktualisht, situata është normalizuar dhe furnizimi me energji elektrike është rikthyer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos