
Emiratet e Bashkuara Arabe janë vënë në alarm pasi sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kanë zbuluar një kërcënim raketor.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përmes një deklarate u ka bërë thirrje qytetarëve dhe banorëve që të ndjekin vetëm njoftimet dhe udhëzimet e publikuara nga burimet zyrtare.
Autoritetet kanë paralajmëruar se tingujt e fortë që mund të dëgjohen në zona të ndryshme mund të jenë të lidhur me operacionet e përgjimit dhe reagimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore ndaj kërcënimeve raketore.
Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se strukturat përkatëse janë në “gatishmëri të plotë” dhe të përgatitura për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi që mund të cenojë sovranitetin, sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
(A2 Televizion)