Mes tyre një 15-vjeçar, kush janë tre viktimat e aksidentit të rëndë në Manzë

Nga Elitjona Doko
19 Gusht 2026, 09:12 | Kronikë

Mes tyre një 15-vjeçar, kush janë tre viktimat e aksidentit

A2CNN ka zbardhur emrat e viktimave të aksidentit tragjik në Manzë, ku si pasojë e një aksidenti me makinë humbën jetën tre të rinj dhe u plagosën dy të tjerë.

Viktimat janë Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore. Të rinjtë ktheheshin nga një festë në Gjirin e Lalëzit.

Drejtuesi i mjetit,  K. V., 24 vjeç, ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një bordurë betoni. 

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën. Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhej në njoftimin paraprak të policisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos