Aksident tragjik në Manzë, humbin jetën tre të rinj, plagosen dy të tjerë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2026, 08:01 | Kronikë

Aksident tragjik në Manzë, humbin jetën tre të rinj,

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:22 të mëngjesit të sotëm në rrugën dytësore Manzë, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 të rinj dhe janë plagosur dy të tjerë.

Drejtuesi i mjetit,  K. V., 24 vjeç, ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një bordurë betoni. Viktimat janë të moshës 25 vjeç, 26 vjeç dhe 15 vjeç.

Dy të plagosurit 25 vjeç dhe 16 vjeç janë transportuar drejt spitalit në Tiranë, ku adoleshenti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën. Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos