"Na godasin brenda pak minutash", NATO e alarmuar nga raketat e reja ruse

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 15:40 | Bota

"Na godasin brenda pak minutash", NATO e alarmuar nga raketat e reja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka folur me tone pesimiste për të ardhmen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare të Aleancës në Lubjanë, Rutte tha se raketat ruse mund të arrijnë kryeqytetet europiane brenda vetëm pak minutash, shkruan A2 CNN.

"Rreziqet për sigurinë tonë janë rritur: brezi i ri i raketave ruse mund të arrijë kryeqytetet evropiane brenda pak minutash. Fuqia shkatërruese e dronëve, sabotimi i infrastrukturës nënujore, siguria e hapësirës kibernetike: të gjitha këto na shqetësojnë, në Lindje dhe në Perëndim.

Përballë këtyre sfidave për sigurinë tonë, ne e shohim edhe një herë se sa thelbësore është të punojmë së bashku brenda NATO-s. Kur bëhet fjalë për shkeljet e pamatura dhe të rrezikshme të hapësirës sonë ajrore nga Rusia, kemi parë se përgjigjja e NATO-s ka qenë e shpejtë dhe efektive" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos