
Çmimet e naftës kanë vijuar rritjen, duke qëndruar mbi nivelin e 90 dollarëve për fuçi, ndërsa bisedimet për paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten në ngërç.
Nafta Brent po tregtohet në nivelin më të lartë të pothuajse një muaji, teksa tregjet po vlerësojnë mundësinë e një ndërprerjeje të zgjatur të rrjedhave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve kryesore të transportit të naftës në botë.
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi të martën se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara të përmbushin kushtet e përcaktuara në Memorandumin e Mirëkuptimit të arritur në qershor.
Sipas raportimeve të mediave, ndër kërkesat e Iranit janë heqja e bllokadës ndaj porteve iraniane, heqja e sanksioneve ndaj sektorit të naftës dhe zhbllokimi i aseteve iraniane.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka pasur dhe nuk janë planifikuar bisedime me Teheranin. (A2 Televizion)