Policia e ndalon në aeroport: Një shtetas iranian kërkon azil në Kosovë

Nga Xhevahir Qardaku
19 Gusht 2026, 19:51 | Kosova


Një shtetas iranian ka kërkuar azil në Kosovë, pasi është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit më 18 gusht, i dyshuari kishte paraqitur një pasaportë të lëshuar nga Belgjika.

Gjatë intervistimit, ai e kishte pranuar se dokumenti nuk ishte i tij dhe kishte deklaruar se ishte shtetas iranian, pa dokumente personale me vete.

Ai u kishte thënë autoriteteve se ndihej i kërcënuar në Iran. Drejtori i Qendrës për Azil, Fitim Zariqi, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se shtetasi iranian e ka dorëzuar kërkesën për azil.

Sipas tij, shqyrtimi i kërkesës mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos