
A2 CNN ka siguruar foton e Luis Miguel Varela Mendes, turistit portugez që humbi jetën në orët e para të së martës në Ksamil.
11 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e të riut portugez. I dyshuari kryesor për goditjen me thikë është një 29-vjeçar, Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, i cili ka precedentë penalë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra të lidhura me trafikun e drogës, mbajtjen e armëve dhe drejtimin e rrezikshëm të automjetit. (A2 Televizion)