Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Nga Xhevahir Qardaku
7 Qershor 2025, 11:22 | Bota

Një tjetër natë ferri në Ukrainë, me një rekord sulmesh me dronë dhe raketa të lëshuar nga Rusia kundër sisa qyteteve. Më i prekuri ishte Kharkiv. Të paktën 5 viktima janë regjistruar, përfshirë një fëmijë 18-muajsh.

“Më i fuqishmi që nga fillimi i luftës”, tha kryebashkiaku.

Raketa dhe drone janë lëshuar gjithashtu edhe kundër Dnipro dhe Ternopil.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kritikoi operacionet ukrainase me dronë brenda kufijve rusë, që u pasuan nga hakmarrja masive e Moskës.

“Ata i dhanë Putinit një arsye për të bombarduar. Shpresoj që lufta të mos bëhet bërthamore”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Sa i përket sanksioneve kundër Rusisë, nuk dha një përgjigje të prerë, por konfirmoi se do të vendosen nëse do të jenë të nevojshme. Nga ana tjetër, ushtria e Moskës pretendon se ka rrëzuar 36 dronë gjatë natës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos