Qielli u bë i kuq në Kiev, dhe shpërthime tronditën kryeqytetin teksa Rusia ndërmori një tjetër valë të fortë bombardimesh. Të paktën 12 persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën, ndërsa raketat goditën blloqe apartamentesh dhe magazina.
Në shenjestër u vu gjithashtu një spital fëmijësh dhe një shkollë. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se kishte përdorur armë të lëshuara nga ajri, toka dhe deti për të goditur objekte ushtarake dhe depo, duke shtuar se ishin rrëzuar 726 dronë ukrainas. Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky fajësoi mungesën e raketave për mbrojtjen ajrore, për viktimat e shënuar në sulm duke ripërsëritur thirrjen ndaj aleatëve për furnizime të mëtejshme.
Fatkeqësisht, ndërsa Moska po investon në raketa balistike dhe përshkallëzim, bota nuk ka gjithmonë reagimin e nevojshëm ndaj sulmeve të tilla. Dhe për sa kohë që Ukraina nuk ka mjaftueshëm sisteme mbrojtëse, Rusia nuk do të mendojë seriozisht për paqen
Vala e re e sulme ka shkaktuar alarm edhe tek NATO teksa një dron kaloi në hapësirën ajrore të Rumanisë, duke aktivizuar sirenat e alarmit para se të rrëzohej në një zonë të pabanuar, sic u tha. Po ashtu ushtria polake njoftoi s e kishte nisur operacione të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur hapësirën e vet. Sulmet ruse ndaj Kievit nisën rreth mesnatës, ndërsa sirenat e alarmit ajror ranë në të gjithë kryeqytetin.
Më pas u dëgjuan goditje nga rreth 20 raketa ruse, duke lënë mijëra banesa dhe objekte pa energji elektrike dhe duke zhytur disa zona në errësirë. Për viktimat u shpall një ditë zie te premten. Po ashtu në rajonin e gjerë të Kievit, në Brovary dhe Boryspil, një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën, ndërsa në Donetsk u raportua një viktimë dhe 11 të plagosur. (A2 Televizion)