Pas 6 vitesh në SHBA, Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar

Nga A2 CNN
19 Gusht 2026, 23:46 | Showbiz

Pas 6 vitesh në SHBA, Princi Harry dhe Meghan rikthehen në

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar pas gjashtë vitesh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.

Sipas BBC, Duka dhe Dukesha e Sussex po planifikojnë të largohen nga Kalifornia dhe të vendosen në një rezidencë private, jo-mbretërore, jashtë Londrës. Zhvendosja pritet të ndodhë më vonë gjatë këtij muaji.

Edhe dy fëmijët e çiftit, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Mbretërinë e Bashkuar duke nisur nga shtatori.

Mbreti Charles është informuar për vendimin e çiftit, ndërsa edhe Princi William dhe Princesha Catherine janë vënë në dijeni për zhvendosjen.

Megjithatë, sipas raportimeve, nuk ka plane që Harry dhe Meghan të rikthehen në detyrat e tyre si anëtarë aktivë të familjes mbretërore.

Çifti u largua nga Mbretëria e Bashkuar dhe hoqi dorë nga detyrat mbretërore në fillim të vitit 2020, duke u vendosur fillimisht në Kanada dhe më pas në Kaliforni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos