
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e paralajmëroi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, kundër ndërhyrjes në Siri, duke thënë se ai po e “fut Turqinë në aventura të rrezikshme”.
Në një postim në X, Katz tha se Izraeli “nuk do të lejojë asnjë entitet të kërcënojë sigurinë e tij”.
Ai shtoi se “është e preferueshme që Erdogan të vazhdojë të mbajë fjalime boshe dhe iluzive kundër Izraelit në parlamentin turk, në vend që të vërë në provë vendosmërinë e Izraelit për t’u vetëmbrojtur”.
Kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) goditën një bazë ushtarake siriane pasi Jeruzalemi i kishte dhënë Damaskut disa paralajmërime në lidhje me praninë ushtarake të Turqisë në vend. (A2 Televizion)