
Ish-oficeri i lartë i CIA-s, Scott Uehlinger, thotë se Uashingtoni nuk po zgjedh t’i shkaktojë dëme ekonomike Iranit për shkak të mungesës së opsioneve ushtarake.
“Sigurisht, janë përdorur shumë municione, por nuk është se SHBA-së po i mbarojnë armët”, tha Uehlinger për Al Jazeera. Ai theksoi se SHBA-të kanë ndarë rreth 50 përqind të armëve të tyre për raste specifike, siç është një konflikt i mundshëm me Kinën, dhe nuk duan të shfrytëzojnë ato rezerva.
“Ndoshta municionet që do të përdoren në Lindjen e Mesme po mbarojnë”, shtoi ai, duke sqaruar se kjo nuk do të thotë që SHBA-të po i shterojnë rezervat e tyre të përgjithshme.
Uehlinger tha se Trump, “duke qenë biznesmen, sheh avantazhet e një bllokade ekonomike dhe kjo ka rezultuar në një ndryshim në strategji”.
(A2 Televizion)