
Kryetari i partisë opozitare Demokratike të Izraelit, Yair Golan, kritikoi sulmin e fundit në Siri, duke e quajtur atë një "veprim provokues dhe të rrezikshëm" që rrezikon ta shtyjë vendin në një konfrontim me Turqinë.
Në një postim në X, Golan tha se forca ushtarake po përdorej për “konsiderata politike” dhe akuzoi kryeministrin Benjamin Netanyahu se po vepronte si një “figurë ekstremiste dhe pa besueshmëri”.
Ai shtoi se Netanyahu “gërryen besimin në Izrael” dhe argumentoi se vendi ka nevojë për lidership që ushtron pushtet për të arritur sigurinë në vend që të gjenerojë “një luftë tjetër për mbijetesë politike”.
Komentet e tij erdhën pasi avionët luftarakë izraelitë kryen tetë sulme ajrore të martën, duke goditur pistën e bazës ajrore ushtarake siriane Abu al-Duhur.
(A2 Televizion)