“Ndal sulmet në Ukrainë”- Trump telefonatë me Putin, zbardhet diskutimi mes tyre

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 21:05 | Bota

“Ndal sulmet në Ukrainë”- Trump telefonatë me Putin,

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme, ku kanë diskutuar për konfliktin në Ukrainë dhe një zgjidhje të mundshme për të.

Sipas mediave të huaja, të dy udhëheqësit u përqendruan në zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga Moska dhe Kievi gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll gjatë muajve të fundit.

Mësohet se Putin deklaroi gjatë bisedës se Moska do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike për konfliktin e vazhdueshëm, por nuk do t’i lërë shkaqet rrënjësore të tij pa u adresuar.

Ndërkohë Trump nga ana tjetër i bëri thirrje presidentit rus të ndërpresë armiqësitë sa më shpejt të jetë e mundur, sipas ndihmësit presidencial Yury Ushakov, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, të dy presidentët nuk diskutuan një takim të mundshëm, tha ndihmësi Ushakov.

Gjithashtu mësohet se në bisedën mes tyre, ata mbuluan një gamë të gjerë temash, duke përfshirë përshkallëzimin e fundit midis Izraelit dhe Iranit, zhvillimet në Siri dhe situatën në Lindjen e Mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos