Një burrë i armatosur me pushkë shkaktoi qëllimisht një zjarr në pyll dhe më pas filloi të qëllonte drejt ekipeve të ndihmës së shpejtë në një komunitet malor në veri të Idaho-s, duke vrarë dy zjarrfikës dhe duke plagosur një të tretë gjatë një breshërie me armë zjarri gjatë disa orëve.
“Ne besojmë se i dyshuari e nisi zjarrin dhe besojmë se ishte një pritë dhe e qëllimshme. Këta zjarrfikës nuk patën asnjë shans”, tha Sherifi i Qarkut Kootenai, Bob Norris, në një konferencë për shtyp.
Zyrtarët e Sherifit thanë se ekipet iu përgjigjën një zjarri në Malin Canfield, pak në veri të Coeur d'Alene, rreth orës 13:30, dhe u raportuan të shtëna me armë zjarri rreth gjysmë ore më vonë.
Hetuesit thanë se autori i dyshuar i sulmit besohet që ka vepruar i vetëm.
(A2 Televizion)