Partia Bullgaria Progresive e Rumen Radev, po fiton zgjedhjet parlamentare bullgare të së dielës. Me më shumë se 60% të votave të numëruara, forca e tij politike kryeson me 45% të votave, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, duke siguruar kështu një shumicë me 132 vende në parlamentin me 240 deputetë.
Sipas komisionit, Bullgaria Progresive mundi koalicionin liberal dhe partinë GERB të ish-kryeministrit Boiko Borisov. Zgjedhjet, të tetat në 5 vjet, u shpallën pasi qeveria e mëparshme u përpoq të miratonte një buxhet të diskutueshëm në dhjetor, duke shkaktuar protesta masive të cilat Radev, si president, i mbështeti.
62-vjeçari, shihet si një udhëheqës pragmatik dhe disi pro-rus, i cili ka kritikuar sanksionet e BE-së dhe ka bërë thirrje për dialog konstruktiv me Kremlinin. Ai kundërshton mbështetjen ushtarake bullgare për Ukrainën.
Radev garoi në këto zgjedhje kryesisht mbi politikat e brendshme, duke premtuar të luftojë korrupsionin dhe të rivendosë një qeveri të qëndrueshme pas viteve të tëra koalicionesh të dobëta dhe që rrëzoheshin lehtë. Ai dha dorëheqjen pas nëntë vitesh si president në janar për të formuar lëvizjen e tij të re. (A2 Televizion)