Në mes të luftës, Netanyahu “gjen kohë” për të dëshmuar në gjyqin ku akuzohet për korrupsion

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2024, 12:02 | Bota

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mbërriti të mërkurën në gjykatë, ku do të dëshmojë në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, për akuzën e korrupsionit.

I shoqëruar nga avokati i tij Amit Hadad, Netanyahu iu bind urdhrit të gjykatës për të dëshmuar tri herë në javë në gjyq, shkruan A2 CNN. Ai akuzohet se ka marrë në tri raste dhurata nga miqtë e tij milionerë dhe se ka kërkuar të miratojë ligje që favorizojnë manjatët e mediave në këmbim të lajmeve pozitive për të. Netanyahu i ka hedhur poshtë gjithë akuzat dhe është deklaruar jo fajtor.

Politikani 75-vjeçar është kryeministri i parë në detyrë që akuzohet për një vepër penale në Izrael. Paraqitja e tij në gjyq vjen në një kohë kur Izraeli është përfshirë në një luftë të përgjakshme në Gaza, konflikt që rrezikon të përhapet edhe më gjerë, për shkak të përfshirjes edhe në Liban dhe Siri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos