‘’Në një luftë tokësore, ne dimë të mbrohemi akoma më mirë, niveli i besimit ndaj SHBA-së është zero’’, reagon Arragchi i Iranit

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 12:07 | Bota

‘’Në një luftë tokësore, ne dimë të

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka besim te SHBA-të dhe është i përgatitur për çdo përshkallëzim të mundshëm ushtarak, përfshirë edhe një pushtim tokësor, përcjell A2CNN.

Në një intervistë për Al Jazeera, Araghchi tha se, megjithëse Irani ka marrë mesazhe nga Uashingtoni, përfshirë edhe nga i dërguari amerikan Steve Witkoff, aktualisht nuk ka negociata mes palëve.

“Niveli i besimit është zero. Nuk shohim ndershmëri,” u shpreh ai, duke shtuar se Teherani nuk pret që bisedimet me SHBA-të të sjellin rezultate konkrete.

Duke komentuar mbi mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake, Araghchi theksoi se Irani nuk ka frikë nga një pushtim tokësor. “Ne e dimë shumë mirë si të mbrojmë veten. Në një luftë tokësore, mund ta bëjmë edhe më mirë,” deklaroi ai.

Sa i përket situatës në Ngushticën e Hormuzit, ai sqaroi se ngushtica është e mbyllur vetëm për anijet e vendeve që janë në luftë me Iranin.

Araghchi shtoi se, pas përfundimit të konfliktit, siguria e kësaj rruge të rëndësishme detare do të përcaktohet nga Irani dhe Omani, duke lënë të hapur mundësinë që ajo të shndërrohet në një “rrugë ujore paqësore”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos