Trump: Putin e di që NATO është ‘’tigër prej letre’’, presidenti amerikan kërcënon largim nga aleanca

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 11:56 | Bota

Trump: Putin e di që NATO është ‘’tigër prej

Presidenti Donald Trump thotë se po e shqyrton seriozisht tërheqjen e SHBA-së nga NATO

Duke folur për gazetën britanike The Telegraph, Presidenti Trump ka kërcënuar se mund të largohet nga NATO.

“Oh po, do të thosha se është përtej rishqyrtimit,” tha ai. “Unë kurrë nuk u binda nga NATO. Gjithmonë e dija që ata ishin një tigër prej letre, edhe Putini e di këtë, meqë ra fjala.”

Trump ka kritikuar shpesh aleatët e NATO-s për mungesën e mbështetjes në luftë, duke i quajtur “frikacakë” për refuzimin e tyre për të dërguar trupa në Ngushticën e Hormuzit.

Ai i përsëriti këto ankesa për The Telegraph, duke pretenduar se mbështetja “duhet të jetë automatike” dhe duke bërë një krahasim mes luftës kundër Iranit dhe luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Kemi qenë atje automatikisht, përfshirë Ukrainën. Ukraina nuk ishte problemi ynë,” tha ai. “Ishte një test, dhe ne ishim aty për ta, dhe gjithmonë do të kishim qenë aty për ta. Ata nuk ishin aty për ne.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos